Greqi, 30 të vdekur nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

21:31 | 19 Janar 2021
Arditë Shkodra

Në Greqi janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 566 persona dhe kanë humbur jetën 30 pacientë gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i infektimeve ka pësuar rritje krahasuar me ditën e djeshme me pasi dje u regjistruan 320 raste të reja. Numri total i infektimeve ka shkuar në 149.462, ndërkohë që numri i viktimave është 5.518 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë vaksinimi ka nisur më datë 27 dhjetor, si në shumicën e vendeve evropiane me Pfizer.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme