Ka pasur një kthesë radikale në lidhje me situatën e Martin Odegaard në Real Madrid, me përfaqësuesin norvegjez që ka kërkuar në mënyrë të bujshme të largohet nga “Santiago Bernabeu”.
Pasi shkëlqeu me Real Sociedad sezonin e kaluar dhe u rikthye nga Los Blancos, mungesa e tij e minutave nën drejtimin e Zinedine Zidane ka qenë një burim i madh zhgënjimi për lojtarin dhe ai nuk është i gatshëm ta durojë atë më gjatë.
Pasi Odegaard u la jashtë skuadrës në ndeshjen e Copa del Rey me Alcoyano, u duk që ishte mbushur kupa për talentin norvegjez.
Gjatë gjithë sezonit 2020/21 deri në këtë pikë, Odegaard ka qenë në fushë për një total prej 367 minutash, gjë që e ka detyruar atë të kërkojë ambient të ri.
Zidane dëshiron të mbajë ish-yllin e Heerenveen për shkak të mungesës së lojtarëve në zonat sulmuese brenda skuadrës së tij, por kjo duket më shumë si një veprim për t’u përballur me krizën sesa një dëshirë e vërtetë për të përdorur talentin e Odegaard. /Gazeta Express/
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...