Gjermania zgjat karantinën anti-Covid.
Siç raportojnë mediat gjermane, qeveria dhe drejtuesit e landeve kanë rënë dakord që lockdown-i të vazhdojë deri më 15 shkurt.
Vazhdimi i masave do të thotë mbyllje të restoranteve dhe qëndrat argëtuese dhe sportive, të cilat janë mbyllur që nga nëntori, duke shtuar në mes të dhjetorit edhe mbylljen e shkollave dhe shumicën e dyqaneve.
Sipas qeverisë gjermane, variantet e koronavirusit që fillimisht janë identifikuar në Britani e Madhe dhe Afrikën Jugore përbëjnë rrezik të madh rreth asaj nëse mund të vazhdohet trendi i rënies së numrit të të infektuarve.
Para samitit të federatës me 16 landet ministri i Financave, Olaf Scholz bëri fjalë për një mbyllje më të gjatë dhe të ashpër në Gjermani.
“Duhet të merren masa të tjera”, tha Scholz të dielën në mbrëmje për “Bild”. Ai pret që mund të jenë “edhe 14 ditë të tjera që do të shtohen”. Nëse këtu do të bëjë pjesë edhe ndalimi i qarkullimit, nuk është e qartë, sipas ministrit të Financave. “Mendoj, se kjo është një masë e mundshme, por nuk është ajo që qëndron në radhë të parë.”
Nga fillimi i pandemisë Gjermania regjistron 2,059,983 të infektuar dhe 48,196, 91 vetëm në 24 orët e fundit.
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...
Parashikimi i moti në Shqipëri
Anisa e kallë atmosferën me lëvizje sensuale