Tifozët e Liverpoolit ishin jashtëzakonisht të lumtur kur Thiago Alcantara kompletoi transferimin e tij nga Bayern Munich për 20 milionë funte në shtator të vitit të kaluar.
Reprezentuesi spanjoll mori statusin si një nga mesfushorët më të mire në botë pasi ndihmoi Bayern Munichun të fitojë Champions Leaguen.
Të nënshkruanin me Thiagon nga një ekip si Bayern Munichu që kishte fituar tripletën ishte një arritje e madhe për të sapo kurorëzuarit kampionë të Premierligës.
Thiago Alcantara prodhoi disa performance fantastike në fanellën e Liverpoolit. Por, a e ka ndihmuar ekipin të përmirësohet paga prej 192 mijë funte në javë e 29-vjeçarit?
Reds aktualisht janë në një seri prej katër ndeshje pa fitore në Premierligë. Thiago luajti 17 minuta në barazimin 0-0 ndaj Newcastle dhe 90 minutat e plota në humbjen 1-0 ndaj Southampton. Ai gjithashtu luajti nga fillimi në fund në barazimin pa gola të së dielës kundër Manchester United.
Didi Hamann, ish- mesfushori i Bayern Munchen dhe Liverpool, beson se Thiago mund të përfundojë duke e bërë skuadrën e Jurgen Klopp më të keqe sesa më të mirë.
Ish-reprezentuesi I Gjermanisë u shpreh të marten se nënshkrimi I Thiagos mund të ketë qenë gabim.
“Nëse shënon një gol në katër ndeshje, kuptohet se aty është një problem. Problemi në ndeshjet e fundit ishte duke shkuar përpara. Fabinho ka qenë i shkëlqyeshëm në mbrojtje, por ai është fantastic në mesfushë pasi i jep ekipit ekuilibër të mirë dhe i jep mesfushorëve dhe sulmuesve të tjerë lirinë për të shkuar përpara dhe të kënaqen. Liverpool gjatë viteve të fundit ka pasur mesfushorë të zellshëm, ata janë të aftë – jo aq të aftë sa Thiago – por ata i dhanë topin Mane dhe Salah herët” – u shpreh Hamann.
Momentalisht, Liverpooli gjendet në vendin e katërt me 34 pikë. /Gazeta Express/
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...