Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme njoftojnë se pas konsultimeve me përfaqësuesit e nxënësve në të gjithë vendin, bashkërisht me maturantët ka vendosur të bojkotojë mësimin nga e enjtja, 21 janar 2021 deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
“Kërkesat e maturantëve për modifikimin e maturës për këtë vit shkollor i gjeni të bashkangjitura. Në përpilimin e kërkesave tona për modifikim dhe simplifikim te përmbajtjes së maturës shtetërore kemi marrë shembull autoritetet arsimore ne France që kanë propozuar të njëjtën duke zvogëluar numrin e lëndëve për provimin e maturës shtetërore atje. Këto kërkesa janë propozuar tek institucionet arsimore nga UNSHM gjatë mbledhjes me ministren e arsimit Milla Carovska me 9 dhjetor 2020”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme.
Sipas Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, një vendim i këtillë për të bojkotuar mësimin ka ardhur pasi institucionet arsimore, respektivisht Ministria e Arsimit dhe Shkencës si dhe Qendra Shtetërore e Provimeve nuk kanë qenë të gatshme të bashkëpunojnë që kërkesat e tyre të pranohen me qëllim të realizimit të suksesshëm./alsat
Elon Musk 33.5 miliardë dollarë më i pasur pas rritjes së ak...
Ferizaj vazhdon formën e lartë, merr fitore të madhe në udhë...
Gjykimi për vrasjen e vitit 2023, dy avokatët gjobitën me ng...
FSK-ja përfundon me sukses disa trajnime
Kelmendi mban kolegjium me të gjithë kryeprokurorët e vendit...
Orban pretendon se Qeveria polake është instaluar nga BE-ja