Kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të martë se numri i të punësuarve në Shqipëri është rritur me shifrën e 225 mijë qytetarëve.
Ai u kërkoi gazetarëve që të shikojnë regjistrin e punës në Republikën e Shqipërisë për ta vërtetuar këtë fakt.
Rama tha se premtimi për 300 mijë vende pune është mbajtur. Kreu i qeverisë deklaroi se nga e shkuara ndryshimi është si nata me ditën.
“Po e nis nga një e dhënë pasi është një këngë e përsëritur për qëllime propagandistike kemi premtuar 300 mijë vende pune dhe sot thjesht duke iu referuar shifrave, jo anketimeve, jo statistikave të nxjerra nga anketimet, por shifrave të regjistrit të punës në Republiken e Shqipërisë. Hapeni dhe shikojeni, ju që jeni ndërmjetësit mes palëve në skenën politike apo në mexhilisin e debatit politik dhe qytetarëve, hapeni dhe shikoje dhe thuajini njerëzve që është apo jo e vërtetë që në regjistrin e punës së Shqipërisë kishte 473 506 vetë të punësuar në 2013 dhe në vitin 2019 kishte 698 235. Janë apo jo 225 mijë shqiptarë më shumë që paguhen sipas vendit të punës së tyre? E them këtë shembull për të thënë që në çdo drejtim, në çdo aspekt është e njëjta gjë. Ndryshimi nga raporti me nga u nisëm është nata me ditën. Ndryshimi në raport nga duam të shkojmë është muzgu dhe agimi”, tha Rama. /tvklan.al
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para