Në Indonezi, që nga viti i ri fatkeqësitë natyrore kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 145 personave, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive (BNPB), në mbarë vendin gjatë 1-18 janarit kanë ndodhur gjithsej 154 fatkeqësi natyrore si tërmet, përmbytje, stuhi dhe rrëshqitje të dheut.
Në mbarë vendin deri më tani janë zhvendosur 586.828 persona, ndërsa kanë vdekur 145 persona. Gjithsej janë dëmtuar 1.205 ndërtesa, në mesin e të cilëve edhe ato publike.
Numri i të vdekurve nga tërmeti shkon në 84
Ndërkohë, BNPB njoftoi se është rritur në 84 numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti me fuqi prej 6,2 ballë që ndodhi më 15 janar në provincën Sulawesi Perëndimor të Indonezisë.
Zyrtarët bënë të ditur se rreth 28.000 persona janë evakuuar në zona të sigurta.
Ndryshe, vendi më 9 janar u godit edhe nga rrëshqitej të tokës në 4 pika të ndryshme, si pasojë e së cilës kanë vdekur gjithsej 40 persona.
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...