Meta takon gazetarët në Vlorë: Shembull, që duhet ndjekur nga disa “profesionistë” në Tiranë

11:33 | 19 Janar 2021
Arbresh.info

Presidenti Ilir Meta është takuar mëngjesin e sotëm me gazetarët në qytetin e Vlorës.

Ai tha se në Vlorë ka sot një brez gazetarësh kurajozë që të impresionojnë me profesionalizmin e tyre në shërbim të së vërtetës.

“Kush tha, që gazetaria e mirë bëhet vetëm në Tiranë?! Në Vlorë ka sot një brez të ri gazetarësh kurajozë, që të impresionojnë me profesionalizmin e tyre, në shërbim të informimit, së vërtetës dhe interesit publik.

Shembull, që duhet ndjekur madje dhe nga disa “profesionistë” në Tiranë. I lumtur të takohesha e të bisedoja me ta, në veçanti për problemet, që mundojnë sot Vlorën dhe vendin tonë”, tha Meta

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme