Google ADS

Vdekje e dyshimtë në Spitalin e Pejës

11:00 | 19 Janar 2021
Arbresh.info

Një person ka ndërruar jetë në spitalin e Pejës, si pasojë vdekja po konsiderohet si e dyshimtë .

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, i cili ndër të tjerash ka thënë se vdekja është duke u hetuar si e dyshimtë.

Pasi kemi pranuar informatën, prokurori kujdestar i departamentit të krimeve të rënda në Prokurorinë Themelore të Pejës, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, kurse rasti është duke u hetuar si hetim i vdekjes”, tha Nikçi

Tutje Nikçi ka shtuar se detajet tjera do të bëhen të ditura pas përfundimit të hetimit të rastit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme