Një studim i fundit ka zbuluar një të dhënë shokuese në lidhje me pacientët e shëruar nga koronavirusi.
Pothuajse një e treta e pacientëve të shëruar Covid ripranohen në spital brenda pesë muajsh dhe deri në një në tetë vdesin nga ndërlikimet e lidhura me Covid, shkruan The Telegraph, transmeton portal arbresh.info
Kërkimet nga Universiteti Leicester dhe Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) zbuluan se nga 47,780 njerëz të larguar nga spitali në valën e parë, 29,4 përqind u kthyen në spital brenda 140 ditësh dhe 12,3 përqind vdiqën.
Efektet shkatërruese afatgjata të koronavirusit mund të bëjnë që shumë të mbijetuar të kenë probleme me zemër, diabet dhe kushte kronike të mëlçisë dhe veshkave.
Autori i studimit Kamlesh Khunti, profesor në Universitetin Leicester, tha se ‘ky është studimi më i madh i kryer për njerëzit që janë larguar nga spitali pasi janë shëruar nga Covid-19’.
“Njerëzit duket se po shkojnë në shtëpi, po marrin efekte afatgjata, po kthehen dhe po vdesin. Ne shohim se gati 30 përqind e të të shëruarve kthehen në spital dhe kjo është shumë. Shifrat janë shumë të larta”, tha ai.
Studimi ende nuk është rishikuar nga kolegët dhe statistikat alarmante bazohen në të dhënat fillestare./arbresh.info/
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...