Sardelet nuk hyjnë në listën e preferuar të ushqimeve për shumë njerëz.
Megjithatë, kur të kuptoni të mirat shëndetësore që sjell ky peshk, do t’ia vlente ‘sakrifica’ që përfiton ky ushqim, transmeton portal arbresh.info
Një paketë me 80 g sardele përmban sa më shumë që 23 g proteina. Mbani në mend se doza e rekomanduar ditore është 24 deri në 28 gram të kësaj substance shumë të rëndësishme.
Sardelet janë një burim i shkëlqyeshëm i EPA dhe DHA, dy acide yndyrore që shkenca ka konfirmuar për kurimin e inflamacionit.
Të mirat që sjellin sardelet janë:
Ndihmon në trajtimin e depresionit dhe ankthit
Sardelet përmbajnë shumë acide yndyrore omega 3 dhe zbulimet e reja shkencore tregojnë se ekziston një lidhje e fortë midis këtyre substancave dhe rezistencës ndaj depresionit.
Zvogëlon oreksin
Kur hani sardele për një vakt, ato do t’ju ngopin aq shumë sa nuk do të ndjeni dëshirën për të ngrënë sërish. Kjo është një formë idale për të humbur peshë.
Shëndeti i zemrës
Marrja e rregullt e një sasie të mjaftueshme të acideve yndyrore omega 3 nga peshqit, siç janë sardelet, është e shkëlqyeshme për zemrën, sepse ul kolesterolin dhe presionin e gjakut, dhe kështu parandalon formimin e mpiksjeve të gjakut.
Parandalon kancerin
Studimet kanë treguar se marrja e mjaftueshme e kalciumit dhe vitaminës D mund të ndihmojë shumë në parandalimin e disa llojeve të kancerit, transmeton portali arbresh.info
Është antioksidantë
Sardelet përmbajnë selen, një mineral që ndihmon në neutralizimin e radikalëve të lirë, i cili parandalon dëmtimin e organeve të brendshme.
Të shkelqyeshme për lëkurën
Acidet yndyrore të sardeles luajnë një rol të madh në shëndetin e lëkurës. Ato lehtësojnë proceset inflamatore në lëkurë dhe i japin asaj një shkëlqim të shëndetshëm.
Shëndeti i trurit
Vaji i peshkut dhe acidet yndyrore janë të shkëlqyera për trurin./arbresh.info/
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga