Steve Martin, Willie Nelson dhe Loretta Lynn marrin vaksinën antiCOVID

08:29 | 19 Janar 2021
Arbresh.info

Steve Martin ka marrë vaksinën antiCOVID gjatë vikendit në qytetin e New Yorkut.

Komediani i njohur, 75 vjeçar, ka treguar detaje në Twitter duke e quajtur atë ‘të butë si mëndafshi’.

“Lajme të mira/të këqija. Lajme të mira: Sapo u vaksinova. Lajme të këqija: E mora atë sepse jam 75 vjeç”.

“Faleminderit të gjithëve, faleminderit shkencë”.

Kur një fans e pyeti se si aplikoi për ta bërë atë, ylli i “Planes, Trains, dhe Automobiles” nuk hezitoi të thotë në platformat online.

Legjendat e muzikës ‘country’, Willie Nelson dhe Loretta Lynn po ashtu kanë marrë vaksinën antiCOVID.

Këto ditë, Princi William u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëe britanikë që të marrin vaksinën, duke filluar që nga Mbretëresha Elizabeth II në mënyrë që të tregojë se nuk ka ndonjë efekt tjetër.

Të ngjashme