Google ADS

Ashpërsohen kushtet për marrjen e lejes së qëndrimit në Maqedoninë e Veriut

08:22 | 19 Janar 2021
Arbresh.info

Ministria e Brendshme propozon dispozita të mundshme diskriminuese në Ligjin për të huajt. Në tekstin e propozuar që tashmë është në Kuvend, me nenin 71 i cili rregullon qëndrimin e përkohshëm në Maqedoninë e Veriut, një nga kushtet e nevojshme për marrjen e lejes së qëndrimit është një garanci prej të paktën 40.000 euro.

“Një i huaj, shtetas i një vendi anëtar të Bashkimit Evropian ose OECD ose i cili në përputhje me marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuar në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka fituar të drejtën të ketë një apartament ose shtëpi në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me kusht të shumës prej të paktën 40.000 euro”.

Një kusht i tillë nuk sigurohet në vendet e rajonit. Sidoqoftë, kjo, sipas Ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski, nuk është problem sepse, siç thotë ai, politikat dhe sistemi ynë ligjor nuk varen nga vendet në rajon dhe në këtë rast parimi i reciprocitetit nuk zbatohet./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme