Milan rimori i vetëm kryesimin e kampionatit italian të futbollit pas nëj fitoreje bindëse në transfertën ndaj Kaljarit e cila u mbyll 0-2.
Kuqezinjtë që këtë sezon si asnjëherë tjetër po dominojnë në Serinë A, kompetuan misionin në ishullin e Sardenjës falë dy golave të futbollistit më influencues, Zllatan Ibrahimoviç.
Bomberi me origjinë boshnjake fitoi një penallti në minutën e 5 që më pas e konvertoi në gol në kuadratin e portierit Kranjo, duke prishur ekuilibrat. Në fraksionin e parë u regjistrua dhe një shtyllë nga Kalabria.
Ky i fundit shpiku një asist për Ibrahimovic që u kthye në gol pas pushimit, por për ta ligjëruar duhej një verifikim në sistemin VAR, që erdhi shpejt. Shifrat nuk ndryshuan më dhe Milan shkëputet me 3 pikë në krye.
Me rrjetat e firmosura kundër Kaljarit, Zllatan Ibrahimovic arriti një tjetër rekord. Bomberi suedez ka shënuar cdo vit duke nisur 1999, praktikisht 23 sezone radhazi me magjinë e tij përmes golave./TCH/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...