Google ADS

Një lloj i ri i koronavirusit zbulohet në një spital gjerman

23:15 | 18 Janar 2021
Trina Galanxhi

Mediat gjermane shkruajnë se një lloj i ri, deri tani i panjohur i koronavirusit u gjet në klinikën Garmisch-Partenkirchen.

73 pacientë dhe punonjës janë testuar pozitivë, ndërsa mediat locale të Mynihut bëjnë të ditur se një lloj i ri i koronavirusit është zbuluar tek tre njerëz të infektuar, transmeton portal arbresh.info

Mostrat e pacientëve me llojin e ri u dërguan menjëherë në Berlin, ku një analizë e hollësishme. Tani për tani, është e paqartë se çfarë karakteristike ka lloji i ri i koronavirusit që tani është zbuluar në Gjermani.

Klinika në Garmisch-Partenkirchen tregon se është normale që virusi të shndërrohet, dhe kujton se që nga fillimi i pandemisë, më shumë se 12,000 ndryshime në sekuencat e virusit janë përcaktuar në të gjithë botën.

Për shkak të këtij zbulimi, ë gjitha operacionet në klinikë u anuluan, dhe pavijonet në të cilat u përcaktua infeksioni u izoluan./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme