Administrata e presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Joe Biden, raportohet se ka theksuar “mos ejani tani” në një mesazh drejtuar mijëra migrantëve që po udhëtojnë për në SHBA.
Përderisa qasja e ashpër e presidentit në largim, Donald Trump, mbi imigracionin do të marrë fund për disa ditë, migrantët e Amerikës Qendrore mund ta shfrytëzojnë atë si një mundësi unike për të kaluar kufirin me faktin se Biden ka premtuar se do t’i japë fund politikave të rrepta të imigracionit.
Megjithatë, dje një zyrtar i lartë i ekipit të Biden-it, për NBC News tha se “situata në kufi nuk do të transformohet brenda natës”. Ai nuk informoi se si do të jetë qasja e qeverisë së re ndaj situatës.
“Ata duhet të kuptojnë se nuk do të mund të vijnë në SHBA menjëherë”, tha zyrtari, duke iu referuar atyre që shpresojnë të kërkojnë azil në javët e para të administratës së presidentit Biden.
“Ka mbështetje rrugës, por tani nuk është koha për ta bërë udhëtimin”, shtoi zyrtari.
Sipas raporteve në media, rreth 9 mijë migrantë nga Hondurasi po lëshojnë vendet e tyre për shkak të dhunës dhe varfërisë në vendlindjet e tyre, si dhe rreth 2 mijë anëtarë të tjerë të karvanit të premten kaluan autoritetet e Guatemalës./AA/
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...