Google ADS

Kuvendi i Maqedonisë pa kuorum: Dy deputetë me COVID-19, opozita nuk merr pjesë në seancë

15:25 | 18 Janar 2021
V. S.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, e ka ndërprerë seancën e sotme, pasi nuk ka pasur kuorum. Në Kuvend kanë qenë të pranishëm 59 deputetë, që është e pamjaftueshme për të sjellë vendime.

Problemi është paraqitur pasi dy deputetë të LSDM-së kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa deputetët e opozitës edhe pse thanë se do të jenë të pranishëm në seancën, nuk u futën në sallë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Koordinatori i LSDM-së Jovan Mitrevski, tha se dy deputetë të tyre mungojnë për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa e ftoi opozitën të mos e pengojë sjelljen e ligjit për ilaçe, që ka të bëjë me blerjen e vaksinave kundër coronavirusit.

Ndërsa koordinatori i deputetëve të OBRM-PDUKM-së Nikolla Micevski, tha se nuk është faji i tyre që shumica parlamentare nuk mund të sigurojë kuorum dhe e akuzoi pushtetin se nuk ka kapacitet për ta menaxhuar krizën me pandeminë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme