Google ADS

Kurti takohet me ambasadorin norvegjez, flasin për zgjedhjet

14:11 | 18 Janar 2021
Arbresh.info

LVV ka njoftuar se kryetari i saj Albin Kurti ka pritur në takim, ambasadorin norvegjez në Kosovës, Jens Erik Grøndahl.

Sipas njoftimit, Kurti i ka thënë ambasadorit norvegjez se ‘këto zgjedhje i ngjajnë një referendum’, shkruan Arbresh.info.

“Kryetari u shpreh se këto zgjedhje dallojnë shumë nga ato të mëparshmet për shkak se këtë herë ato më shumë do t’i ngjajnë një referendumi. Ambasadori e përgëzoi Kryetarin për përfshirjen e madhe të grave në listën tonë garuese dhe i uroj suksese në këto zgjedhje. Kryetari Kurti e falënderoi ambasadorin Grøndahl për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit norvegjez për Kosovën”, thuhet në njoftimi e  LVV-së./Arbresh.info/

Të ngjashme