“Rossoneri” synojnë ta rikthejnë shkëputjen trepikëshe ndaj Interit me një fitore eventuale në ishull sonte
Xhiroja e 18-të e kampionatit italian vazhdon sonte me ndeshjen ndërmjet Cagliarit dhe Milanit.
“Rossoneri” shkojnë në ishullin e Sardegnas në kërkim të tri pikëve të radhës për ta ruajtur primatin.
Aktualisht, Kuqezinjtë kanë pikë të njëjta me Interin, i cili e mposhti Juventusin në derbi, por një ndeshje më pak të luajtur.
Andaj, Zlatan Ibrahimovic me shokë i duan tri pikë sonte për ta rikthyer epërsinë tripikëshe ndaj “Zikaltërve”.
Nga ana tjetër, Cagliari gjendet në pjesën e poshtme të tabelës dhe do të ishte i kënaqur me një pikë nga ky takim.
Duhet cekur se Milani nuk do të mund të llogarisë në Theo Hernandezin dhe Hakan Calhanoglun, të cilët kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Gjithashtu, do të mungojnë edhe sulmuesit Ante Rebic e Leao dhe mesfushori Ismael Bennaccer.
Ndeshja në mes të Cagliarit dhe Milanit do të fillojë në orën 20:45. /Express/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit