Frok Kristajt i ndahet çmimi “Anton Çetta” në fushën e trashëgimisë kulturore e shpirtërore

11:44 | 18 Janar 2021
Arbresh.info

Fituesi i çmimit vjetor “Anton Çetta” në fushën e trashëgimisë kulturore e shpirtërore është Frok Kristaj.

I pranishëm në këtë ceremoni të organizuar  nga Ministria e Kulturës për ndarjen e këtij çmimi ishte dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

“Ju përgëzoj për punën që kemi arritur deri në këtë pikë për emrin e një personi që gëzon respektin e secilit shqiptar. Kultura është pasuruar shumë sidomos në kohë pandemie ku edhe muajin nëntor  ne e kemi shpallur si muaji i Anton Çettës”, tha Hoti.

Ministrja në detyrë e Kulturës, Vlora Dumoshi , tha se ky çmim është vlerësim i lartë që i bëhet punës së Anton Çettës.

Po ashtu ajo u shpreh se Çetta i kontribuoi zhdukjes së hasmërisë, shkruan arbresh.info

”Pajtimi i gjaqeve i kontribuoi zhdukjes së hasmërisë. Për jurinë nuk ka qenë e lehtë për shkak të peshës që mbart ky çmim. Ky çmim është vlerësim i lartë që i bëhet punës së tij. E vlerësoj mbështetjen e kryeministrit  Hoti për themelimin e këtij çmimi”, tha ajo.

Ndërsa fitues i këtij çmimi vjetor Antton Çeta, falënderoi jurinë për dhënien e çmimit.

“Ju falënderoj për këtë nderim që ma keni bërë mu e familjen Çeta. Atë e kam pasur mik të familjes e të shtëpisë dhe ky çmim nuk më është  dhënë pse e kam pasur mik të shtëpisë, por për diçka tjetër”, tha Kristaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme