Google ADS

Përurohet aneksi i Agjencisë së Forenzikës, lehtësohet zbulimi i rasteve kriminale- kërkohet më shumë punë

10:22 | 18 Janar 2021
Arbresh.info

Është përuruar aneks-objekti i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë (AKF).

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti përgëzoj stafin dhe drejtorin që pa zhurme i kanë kryer të gjitha këto, raporton Arbresh.info.

“Agjencia e Forenzikës mbetët ndër agjencitë me efikasitet të lartë”.

“Në bazë të informatave që drejtorit më ka dhënë kjo agjenci është model dhe për këtë jemi falënderues edhe për shkak të kapaciteteve të kufizuara që ne të përurojmë një aneks të tillë që është model edhe në sytë e ndërkombëtarëve”, tha Hoti.

Shefi i qeverisë në detyrë tha se edhe menaxhmentin e ri të zgjedhur të Policisë së Kosovës do të ketë më shumë rezultat ky dikaster.

Ministri në detyrë i Brendshëm, Agim Veliu duke përmendur rëndësinë e Agjencisë së Forenzikës tha se me ndërtimin e këtij aneksi, do të kryhen punët me lehtë dhe me profesionalizëm.

“Me ndërtimin e këtij objekti forenzikës i mundësohet më kushte shume të përshtatshme për kryerjen e punës dhe obligimeve që ka”, tha ai.

Blerim Olluri drejtori i forenzikës tha se përmes këtij aneksi do të bartën disa laborator nga objekti i vjetër.

“Ne kaluam në shumë sfida kujtojmë ndërtimin e forenzikës në vitin 2003. Ky aneks objekt mundëson bartjen e pajisjeve te tjera që duhet të barten. Do të bartën disa laboratorë”.

“Duke ditur se shkenca e forenzikës luan një rol të rëndësishëm në drejtësi. Si agjenci e pavarura luan një rol të fuqishëm për ofrimin e provave penale për çështjet civile. Kemi pasur shumë sfida. Shtetet e Bashkuar ndihmuan agjencinë me mbi 15 milionë euro poashtu edhe Komisioni Evropian me 1.2 milion euro për funksionalizimin e laboratorëve të ndryshëm”, tha ai.

Olluri kërkoj nga qeveria e ardhshme të kenë parasysh statusin e Agjencisë së Forenzikës.

Tutje nga të gjithë u kërkua më shumë punë dhe përkushtim në këtë drejtim.

Ky aneks objektit u mundësua nga me ndihmën e donatorëve./Arbresh.info/

Të ngjashme