U.D së Presidentit, Vjosa Osmani, përmes një postimi në facebook, ka uruar nxënësit e mësimdhënësit për fillimin e gjysëmvjetorit të dytë.
Osmani ka shkruar se në rrugën e dijes nxënësit do të vendosni themelet e të ardhmes, raporton arbresh.info
Postimi i plotë:
Të dashur nxënës, prindër e mësimdhënës,
Sot keni nisur gjysmëvjetorin e dytë, megjithëse në rrethana më specifike, shkaku i pandemisë Covid-19. Një ditë domethënëse, një rifillim për të zënë dije.
Përpara keni një periudhë me plot angazhime e sfida. Investimi në arsim duhet të jetë proritet mbi prioritetet, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund ta krijojmë një ekonomi të qëndrueshme, një shoqëri stabile dhe një shtet të fortë.
Në rrugën e dijes ju do të vendosni themelet e të ardhmes. Do të aftësoheni të merrni vendime për veten e më pas edhe për të tjerët.
Në këtë gjysmëvjetor uroj që secili nga ju të ndihet krenar për arritjet.
Duke ju inkurajuar për sa më shumë përkushtim në çdo ditë të mësimit, uroj për një fillim të mbarë dhe një përmbyllje me sukses!/arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin