11 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës në gjendje të rëndë shëndetësore

09:01 | 18 Janar 2021
Arbresh.info

60 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19.

Sipas një njoftimi në Facebook, është bërë e ditur se prej 60 pacientëve, 43 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga ta, 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe një pacientë është në Respirator (CPAP).

Spitali i Pejës ka bërë të ditur se 3 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme