Australia nuk ka gjasa të rihapë plotësisht kufirin në 2021

08:39 | 18 Janar 2021
Arbresh.info

Australia nuk ka gjasa të hapë plotësisht kufijtë në 2021 edhe nëse shumica e popullisë së saj vaksinohet këtë vit ashtu siç është planifikuar, thotë një zyrtar i lartë i shëndetësisë.

Sekretari i Departamentit të Shëndetësisë Brendan Murphy, bëri parashikimin pasi u pyet për përshkallëzimin e koronavirusit në kombet e tjera, transmeton Arbresh.info.

Murphy drejtoi aksionin e hershëm të Australisë për të mbyllur kufijtë e saj marsin e kaluar.

“Unë mendoj se ne do të shkojmë me kufizime ende thelbësore të kufirit”, i tha ai të hënën.

“Edhe nëse kemi shumë të popullatë të vaksinuar, nuk e dimë nëse kjo do të parandalojë transmetimin e virusit”, tha ai, duke shtuar se besonte se kërkesat e karantinës për udhëtarët do të vazhdonin për disa kohë”.

Qytetarët, banorët e përhershëm dhe ata me përjashtime lejohen të hyjnë në Australi nëse përfundojnë një karantinë hoteli 14-ditor me shpenzimet e tyre./Arbresh.info/

Të ngjashme