U bë baba për herë të tretë, Sokol Balla zgjedh emrin e qytetit të famshëm për vajzën

00:38 | 18 Janar 2021
Trina Galanxhi

Gazetari Sokol Balla është bërë baba për herë të tretë.

Vajza e tij ka ardhur në jetë një muaj më parë, por Balla e ka bërë lajmin të ditur vetëm dje në një intervistë për emisionin “Fit Station”.

Duke folur për marrëdhënien që ka me fëmijët, ai ka zbuluar se prej një muaji është babai i tre fëmijëve.

“Tashmë jam me tre fëmijë, nga njëra anë ndihem i plotësuar se në familjen tonë ne kemi qenë 3 fëmijë dhe unë tani jam si babai im, me tre fëmijë. Është një ndjenjë plotësimi shumë e bukur,” – u shpreh Sokol Balla, duke shtuar se është nga ata baballarë që i llaston fëmijët.

Gjatë intervistës ai zbuloi gjithashtu se të bijën e kanë quajtur Broklin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme