Rusia i reagon SHBA-së: Merru me problemet e tuaja

00:33 | 18 Janar 2021
Trina Galanxhi

Zëdhënsja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka reaguar pas mesazheve të shumta nga liderët e BE-së dhe ai i SHVA-ve për lirimin urgjent të opozitarit Alexei Navalny.

Zakharova u tha politikanëve të huaj që kritikojnë arrestimin e Navalny, i cili u arrestua në aeroportin e Moskës, të respektojnë ligjin ndërkombëtar dhe ligjin rus dhe të merren me problemet e tyre, transmeton portali arbresh.info

Reagimi i saj erdhi pasi Jack Sullivan, të cilin Joe Biden synon ta emërojë si ndihmës të sigurisë kombëtare, bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të Navalny.

“Sa i përket Sullivan (dhe zyrtarëve të tjerë të huaj që publikojnë komente të parapërgatitura): respektoni ligjin ndërkombëtar, mos shkelni legjislacionin kombëtar të një shteti sovran dhe merruni me problemet tuaja”, shkroi ajo në Facebook, raportojnë mediat ruse.

Zyrtarë të tjerë botërorë gjithashtu reaguan ndaj lajmit të arrestimit të Navalny, përfshirë Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, i cili vlerësoi se arrestimi i opozitës ruse ishte i papranueshëm dhe u bëri thirrje autoriteteve ruse ta lirojnë atë.

Politikani rus i opozitës, kritiku më i zëshëm i Kremlinit, Alexei Navalny, u arrestua në aeroportin Sheremetyevo në Moskë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme