Google ADS

Vetëvendosje tregon numrin e aplikimeve nga Diaspora

00:16 | 18 Janar 2021
Trina Galanxhi

Me 13 janar ka nisur afati për aplikimin e diasporës për regjistrim në votim.

E deri më tash sipas Lëvizjes Vetëvendosje janë gjithsej mbi 52 mijë aplikime të pranuar deri më 17 janar 2021.

“Mbi 52000 aplikime të pranuara”, shkruan Vetëvendosje në Facebook, krahas të dhënave të aplikimit të diasporës për zgjedhjet e 6 tetorit 2019, ku sipas kësaj partie kishin qenë gjithsej rreth 40 mijë aplikime, prej të cilave të pranuar ishin rreth 35 mijë.

Ndryshe, afati për aplikimin e diasporës për regjistrim në zgjedhjet e 14 shkurtit përfundon më 21 janar. Të drejtë vote kanë të gjithë ata persona që së paku njërin prind e kanë të lindur në Kosovë edhe nëse prindi nuk ka shtetësi të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme