Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, ka njoftuar banorët e lagjes “Dardania” në Prishtinë se sonte nga 18:30 parashihet që të rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm.
Në njoftim thuhet se sanimi është duke u bërë në rrugën “Garibaldi” dhe tek “Santea”, shkruan arbresh.info
“Të nderuar konsumatorë të lagjes ” Dardania” në Prishtinë, fillimisht kërkojmë ndjesë për pritjen tuaj që të iu vie sa më shpejtë uji në kroje. Ju njoftojmë se ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes janë ende duke intervenuar në sanimin e defektit në dy pika kyçe, në rrugën ” Garibaldi” dhe te ” Santea. Kur kemi intervenime në gypa të mëdhenj, parashikimi i saktë i përfundimit të sanimit është i pamundur, sepse përgjatë procesit të punimeve, atëherë kur natyra e defektit është më e ndërlikuar, mund të dalin probleme dytësore nëntokësore. Sipas informacioneve nga terreni, punimet po vazhdojnë pandërprerë dhe rikthimi i furnizimit me ujë parashihet rreth orës 18:00-18:30”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”./arbresh.info/
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...