Nesër fillon gjysmëvjetori i dytë në të gjitha shkollat, ky është mesazhi i ministrit të Arsimit për nxënësit dhe mësimdhënësit

15:00 | 17 Janar 2021
L G

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka uruar sot fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të mësimit, duke kërkuar kujdes të shtuar në ruajtjen e shëndetit dhe respektim të masave kundër COVID-19.

Likaj, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka thënë se falë bashkëpunimit të mirë, gjysmëvjetori i parë është mbyllur me sukses.

“Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, ju uroj të gjithëve mbarësi dhe ju ftoj për kujdes të shtuar në ruajtjen e shëndetit, duke respektuar masat anti COVID-19. Falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes MASh, DKA-ve, menaxhmentit të shkollave, nxënësve, prindërve, SBASHK-ut, donatorëve dhe partnerëve dhe të gjithë akterëve relevantë, ja kemi dalë të përmbyllim suksesshëm gjysmëvjetorin e parë”, ka shkruar ai.

Likaj ka bërë thirrje që edhe kësaj radhe të tregohet përkushtim dhe të bëhet më e mira në ofrimin e arsimit cilësor për nxënësit./ arbresh.info/

Të ngjashme