Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” thotë se edhe në këto zgjedhje parlamentare në Kosovë, përfaqësimi i barabartë gjinor në listat për kandidatë për deputetë nga partitë politike në Kosovë, po mbetet vetëm në nivelin e dëshirës.
Sipas këtij instituti, listat të cilat u dorëzuan mbrëmjen e të së shtunës tregojnë që shumica e partive politike janë kujdesur që të respektojnë pragun minimal i cili është i vendosur taksativisht në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme e jo duke e vendosur në zbatim Ligjin për Barazi Gjinore.
Për Institutin për Politika Sociale “Musine Kokalari”, mos-respektimi i legjislacionit që e favorizon barazinë gjinore, tregon se partitë – cilado qoftë ajo që do ta marrë besimin për ta udhëhequr vendin, nuk do t’i vendosë gratë në mënyrë të barabartë edhe në qeverisje.
“Kjo praktikë tregon edhe nivelin e seriozitetit të premtimeve që në legjislaturën e fundit u bënë për zbatimin e barazisë gjinore në të gjitha propozimet dhe funksionet publike në Kosovë|, thuhet në njoftimin e këtij instituti, shkruan arbresh.info.
Tabela e mëposhtme tregon numrin e përgjithshëm të kandidatëve, numrin e propozuar të burrave dhe të grave, dhe përfaqësimi i të dy gjinive i shprehur në përqindje.
Tabela e mëposhtme tregon numrin e përgjithshëm të kandidatëve, numrin e propozuar të burrave dhe të grave, si dhe përfaqësimi i të dy gjinive i shprehur në përqindje./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...