Ronald Koeman nuk do të lërë asnjë futbollist në Barcelonë. Do t’i marrë të gjithë me vete në Sevilje për finalen e parë të sezonit, përfshirë këtu edhe lojtarët e dëmtuar si Pike, Fati, Kutinjo dhe Roberto. Ideja është që të ketë një grup jashtë fushe për të festuar të gjithë së bashku nëse do të fitojnë trofeun e parë këtë sezon.
Kjo do të thotë se Lionel Mesi do të udhëtojë me skuadrën, edhe pse prezenca e tij në fushën e lojës nuk është e garantuar. Lojtari nuk u stërvit as ditën e djeshme dhe zhvilloi vetëm disa seanca rikuperuese. Objektivi është që të jetë në kushtet ku mund të ndihmojë skuadrën si nga minuta e parë, ashtu edhe gjatë ndeshjes. Gjithçka është në ajër, por Leo duket se do të shtrëngojë dhëmbët për të qenë në fushë. Kapiteni argjentinas u dëmtua në ndeshjen ndaj Granadës dhe braktisi fushën e lojës për shkak të problemeve muskulore.
Dukej sikur do të rikuperohej shpejt, por nuk ia doli që të bënte stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës.
Klubi nuk ka bërë ende asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me këtë çështje, por ideja është që ai t’ia dalë në orët e fundit para ndeshjes dhe të zbresë në fushë ndaj Bilbaos. Përfshirja e tij në listë do të thotë se nuk është i përjashtuar përfundimisht për të luajtur në finalen e Superkupës.
Trajneri Koeman nuk ka ndërmend që ta rrezikojë Mesin nëse ky i fundit nuk është në 100% të formës. Ai mund të luajë në finalen e Superkupës së Spanjës dhe të japë kontribut për të triumfuar, por mund të qëndrojë jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë. Kjo është ajo që i druhen në Barcelonë dhe Mesi do të luajë vetëm nëse është në kushte optimale.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...