Google ADS

Ekspertët kinezë: Mos i vaksinoni të moshuarit me Pfizer

10:35 | 17 Janar 2021
Trina Galanxhi

Ekspertët shëndetësore në Kinë kanë bërë thirrje për ndërprerjen e përdorimit të vaksinës kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer.

Thirrja e tyre erdhi pas vdekjeve të shkaktuara nga vaksina në Norvegji, shkruan “Global Times”, transmeton portali arbresh.info

“Ekspertët shëndetësorë kinezë i kanë bërë thirrje Norvegjisë dhe vendeve të tjera që të pezullojnë përdorimin e vaksinave të koronavirusit me bazë mRNA të prodhuara nga kompani të tilla si Pfizer, veçanërisht tek të moshuarit. Kjo kërkesë është shkaktuar nga dyshimet në lidhje me sigurinë e këtyre vaksinave në lidhje me vdekjen nga 23 të moshuarve”, raporton gazeta kineze, duke iu referuar ekspertëve të intervistuar.

Sipas imunologut kinez, vaksina e re e bazuar në ARNi u zhvillua shpejt dhe nuk është përdorur kurrë gjerësisht për të parandaluar sëmundjet infektive dhe siguria e saj nuk është konfirmuar nga përdorimi i saj i gjerë në vaksinimin njerëzor.

Ekspertët kinezë tregojnë se vdekjet duhet të analizohen me kujdes për të përcaktuar nëse vdekja është shkaktuar nga vaksinat ose ndonjë sëmundje kronike.

Nga ana e tij, virologu nga Universiteti Ëuhan Yang Zhangqi tha se nëse vërtetohet se vdekjet janë shkaktuar nga vaksinat, atëherë efektiviteti i vaksinës Pfizer dhe vaksinave të tjera të mARN nuk do të jetë aq i lartë sa pritej.

Mediat kanë raportuar për vdekjen e 23 të moshuarve në Norvegji. Ata humbën jetën mënjeherë pasi u vaksinuan me vaksinat nga kompania amerikane Pfizer./arbresh.info/

Të ngjashme