Sado që rrobat e bardha duken tërheqëse dhe të bukura, fakti është se ato nuk janë aspak praktike sepse ndoten shpejt, zverdhen ose ndryshojnë ngjyrë gjatë larjes.
Mënyrat për të tejkaluar këtë problem janë të thjeshta, transmeton portal arbresh.info
Zbatoni këto truke dhe rrobat do t’ju shkëlqejnë.
Lëng limoni
Lëngu i limonit ëhstë një zgjidhje natyrale për të hequr ngjyrën e verdhë nga rrobat e bardha. Hidhni lëng limoni në një filxhan dhe shtojeni në lavatriçe së bashku me detergjentin. Lani rrobat sipas programit dhe temperaturës në të cilën i lani gjithsesi.
Zbardhues
Për të hequr shkëlqimin e verdhë në rrobat e bardha, merrni zbardhues klori, por lexoni udhëzimet mirë para përdorimit, sepse mund të jetë i rrezikshëm nëse bie në kontakt me uthullën ose disa kimikate, raporton Better Homes & Gardens.
Soda e bukës
Soda e bukës është një aleat i shkëlqyeshëm në pastrimin e shtëpisë, kështu që mund t’ju shërbejë edhe kur lani rrobat. Në fillim të ciklit të larjes në lavatriçe, shtoni 2 lugë sodë buke me detergjent të lëngshëm për rroba. Nëse përdorni detergjent pluhur, shtoni sodë buke gjatë ciklit të shpëlarjes.
Uthulla e bardhë
Shtoni uthullën e bardhë të distiluar në pjesën ku shtoni zbutësin. Në atë mënyrë, acidi i butë acetik do të veprojë si zbardhues./arbresh.info/
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...