Për të dytën ditë me rradhë, më shumë se 20 mijë raste me koronavirus janë regjistruar në Meksikë dhe java e kaluar ishte me e vështira, sa i përket edhe numrit të vdekjeve që nga fillimi i pandemisë.
Vetëm javën e kaluar kanë humbur jetën më shumë se 7 mijë njerëz, transmeton portal arbresh.info
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 20,523 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit, që është pothuajse dyfishi i bilancit ditor të atyre të regjistruar vetëm një javë më parë.
Një total prej 1.63 milion njerëz janë infektuar në Meksikë deri më tani, dhe numri i vdekjeve është më shumë se 140,000, raporton AP.
Për shkak të vëllimit jashtëzakonisht të vogël të testimit, besohet se këta numra janë shumë më të lartë dhe zyrtarët vlerësojnë se numri real i vdekjeve është afër 195,000.
Gjatë ditës së djeshme, 25,000 punëtorë shëndetësorë u vaksinuan, gjë që rriti numrin e tyre të përgjithshëm në 463,000, por ky numër është ende i pamjaftueshëm sepse është planifikuar vaksinimi i 750,000 njerëzve në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit.
Megjithatë, edhe vaksinimi nuk është duke ecur mirë në Meksikë, pasi reagime serioze janë shfaqur te gjashtë përsona që kanë marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer./arbresh.info/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë