Gjendja e veturave të Policisë së Kosovës në Rajonin e Prishtinës nuk duket mjaftë e mirë.
Aktualisht, Stacioni Policor Veri (Prishtinë) ka 11 automjete ndërsa Stacioni Policor Jug (Prishtinë) ka 9 automjete.
Por, në Stacionin Jug katër prej tyre janë jofunksionale, raporton arbresh.info.
“Dy vetura janë proces rregullimi(njëra aksident dhe njëra e përfshirë në një incident të armatosur), dhe dy vetura të dala jashtë përdorimi shkaku i problemeve teknike”, bënë të ditur Policia e Kosovës.
Pavarësisht se portalit arbresh.info nga burime brenda policisë i është thënë se dy veturave të Stacionit Jug nuk ju punon rotativa dhe alarmi, në Policinë e Kosovës thonë se nuk janë të informuar.
“Sa i përket funksionimit të sistemit të alarmit, nuk jemi të informuar se kanë ndonjë problem”, thonë në polici./arbresh.info/
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte