James Harden ka shkëlqyer në debutimin e tij tek Brooklyn Nets, ku i ndihmoi ekipit të tij të ri të triumfojë ndaj Orlando Magic.
James Harden e ka nisur aventurën e tij të re në mënyrë perfekte, ai ishte njëri nga lojtarët më të dalluar në debutimin e tij që bëri sot me Brooklyn Nets, transmeton lajmi.net.
Harden u transferua gjatë kësaj jave tek Nets, situata e tij me Rockets erdhi në fundin e marrëdhënieve të martën pas një humbje ndaj Los Angeles Lakers kur ai deklaroi se ekipi nuk ishte mjaft i mirë për të fituar një titull. Dhe nuk zgjati shumë, ditën e enjte ai ishte në Brooklyn.
Brooklyn Nets fituan me rezultatin 122-115 ndaj Orlando Magic. Nets avanduan në dy çerekë ndërsa Orlando avancoi në dy tjerë.
Rezultatet e katër pjesëve ishin, 29-26, 23-24, 32-33, 38-32.
Lojtari më i dalluar ishte James Harden, i cili arriti tiple-double në debutimin e tij, ai regjistroi 32 pikë, 12 kërcime dhe 14 asistime, për të dhuruar një ndeshje fantastike në debutimin e tij me ekipin e Nets.
“The Beard” gjithashtu u bë lojtari i parë në NBA, që regjistron triple-double prej 30 pikësh në debutimin e tij.
Lojtarët më të dalluar ishin, Kevin Durant me 42 pikë katër kërcime dhe pesë asistime dhe për Orlandon, Vucevic me 34 pikë, 10 kërcime dhe shtatë asistime.
Qytetarët e Kosovës mirëpresin fitoren e Donald Trump në SHB...
Goditi me thikë ish-partneren, arrestohet një 41-vjeçar në K...
“Lojë e pistë”, Rovena e prekur nga veprimi i Xhenetës
Vritet një 37-vjeçar në Gjilan
KAS i kundpërgjigjet FFK-së për vendimin mbi padinë e FC Pri...
Ambasadori britanik viziton burgun e Lipjanit, merr dhuratë ...