Ekipi i monitoruesve dhe hulumtuesve të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) ka hulumtuar mbi integritetin e kandidatëve të partive politike për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.
Sipas IKD- së, më së shumti kandidatë me aktakuza aktive ka Lëvizja Vetëvendosje e cila po synon t’i fitojë këto zgjedhje bashkë me ndihmën e Vjosa Osmanit.
Prej kësaj partie janë 12 deputetë me aktakuzë aktive, 2 prej të cilëve janë të dënuar. Në këtë listë janë të pranishëm figura të njohura të VV- së, mes tyre edhe kreu, Albin Kurti.
Përveç Albin Kurtit, aktakuzë aktive kanë edhe Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Arbërie Nagavci, Mimoza Kusari- Lila, Xhelal Sveçla, Fitore Pacolli, Valon Ramadani, Jetmire Vrenezi, Drita Millaku, Ekrem Mustafa e Sali Zyba.
Kandidatë me aktakuza aktive në listën zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit ka edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Në AAK janë 8 kandidatë për deputetë me aktakuza.
Time Kadrijaj, Pal Lekaj, Teuta Haxhiu, Haxhi Shala, Meliza Haradinaj- Stublla, Shkumbin Demaliaj, Gani Dreshaj e Rrustem Berisha janë kandidatët për deputetë të AAK- së që kanë aktakuza.
Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës i ka 6 kandidatë me aktakuza.
Sadik Halitjaha, Xhavit Haliti, Kujtim Gashi, Ramë Vataj, Lulzim Abazi dhe Bajrush Xhemajli janë kandidatët nga radhët e PDK- së që kanë aktakuza.
Nga Lista Serbe janë dy kandidatë për deputetë me aktakuza. E ata deputetë janë Milan Aritnovic dhe Ivan Todosijevic.
Ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës është vetëm një kandidat me aktakuzë. Ai është Sali Asllanaj.
Gjykata Kushtetuese kur e rrëzoi qeverinë Hoti, pati efekt më të gjerë.
Në vendimin e Kushtetueses thuhej se asnjë person që është i gjykuar me aktvendim të formës së prerë nuk mund të garojë për deputet.
Por këtë nuk e kanë përfillur 28 kandidatë të 4 partive të mëdha në Kosovë, mes tyre edhe kreu i VV- së Albin Kurti.
Sot deri në orën 18:00, të gjitha partitë kanë pasur afat që të dorëzojnë listat e tyre me deputetë. Por deri të premten, KQZ- ja kohë që t’i verifikojë kandidatët dhe të vendos nëse kanë të drejtë të garojnë për deputet ose jo.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën