Jessica Alba për mësimin online: Kam kamerat e mia ‘spiune’

23:06 | 16 Janar 2021
Trina Galanxhi

Pandemia nuk ka shkaktuar vështirësi vetëm për familjet e rëndomta, por edhe për ato të njohurat.

Në mesin e tyre është edhe aktorja Jessica Alba, e cila ka treguar se si po e kalojnë fëmijët e saj kohën gjatë mësimit online, pasi shkollat janë mbyllur për shkak të pandemisë, transmeton portali arbresh.info

Nuk është e lehtë për një nënë të njohur të tre fëmijëve të monitorojë 12-vjeçarin Honor Marie, 9-vjeçarin Haven Garner dhe tre-vjeçarin Hayes, dhe për të kontrolluar mësimin e tyre në distancë, prandaj ajo ka vendosur që të instalojë kamera në të gjitha dhomat e fëmijëve dhe në këtë mënyrë të monitorjë progresin e tyre.

“Sigurisht që e kuptoj nëse ata nuk i kushtojnë vëmendje asaj që thotë mësuesi. Kam kamerat e mia ‘spiune’ përmes të cilave e shoh nëse ata janë të përqendruar apo thjesht rrinë kot. Nëse ata ia dalin që të më gënjejnë, atëherë janë kamerat që tregojnë të vërtetën”, tha ajo..

Ajo gjithashtu ka theksuar se fëmijët e saj deri vonë nuk e kanë ditur profesionin e saj dhe sa se e famshme është ajo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme