Ish-kryeprokurori Sylë Hoxha kandidat i LDK-së për deputet

22:50 | 16 Janar 2021
Arbresh.info

Ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha, më pas prokuror në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, është njëri nga kandidatët e LDK së për deputet.

Në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hoxha gjendet me numrin 100.

Sylë Hoxha ka qenë kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren për një mandat të plotë katërvjeçar. Brenda kësaj kohe ai ka qenë edhe ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Shtetit deri në zgjedhjen e Aleksandër Lumezit në këtë pozitë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme