Menaxheri i Liverpool, Frank Lampard, është shprehur i kënaqur me fitoren e Chelseat të cilën e arriti ndaj Fulham në kuadër të xhiros së 19-të të Premierligës.
Menaxheri i Chelseat, Frank Lampard, u shpreh i kënaqur me fitoren ndaj Fulham, “The Blues” fituan me rezultatin minimal 1-0. 42 vjeçari u shpreh i kënaqur sidomos pas serisë negative që pati skuadra e tij, ai deklaroi se nuk është e lehtë dhe duhet ta thyesh “akullin” që të nxjerrësh rezultat pozitiv, transmeton lajmi.net.
“Ndjenjë e mirë, nuk është e lehtë me formën tonë të fundit, duhet ta thyesh akullin, edhe pse duket e lehtë me 10 lojtarë, nuk ishte e lehtë”, tha ai.
“Por ne ia dolëm në fund. Patëm presion pas katronit të kuq, sepse duheshim të sulmojmë, të krosojmë, të kërkojmë golin, por nuk ishte e lehtë”, tha strategu anglez.
“Ata kanë qenë në formë të mirë, e keni parë edhe kundër Liverpool dhe Tottenham. Bazuar në formën tonë të fundit ishte më e vështirë se zakonisht”, shtoi ai.
Lampard pati fjalë të mira edhe për Mason Mount, i cili morri notën më të lartë nga të gjithë.
“Mason ishte i mrekullueshëm dhe i meriton komplimentet e mira. Ai duhet të shënojë më shumë gola, ai ka karakterin dhe kualitetin për ta bërë atë”, përfundoi Frank Lampard.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...