Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot tha se sistemi shëndetësor është i plotësisht i përgatitur për vaksinimit në muajin shkurt kur priten të arrijnë vaskinat.
“”Mund të them se pas të tre mekanizmave ne reaguam dhe komunikuam në një kohë dhe në mënyrë intensive, së pari me KOVAKS, ditën tjetër kishte një njoftim nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që dozat e para të vaksinave mund të priten në ato vende që janë gati, dhe ne u vlerësuam si “Një nga vendet më të gatshëm në Evropë për sa i përket pranimit, ruajtjes, shpërndarjes dhe aplikimit të mëtejshëm të vaksinave,” tha Filipçe.
Ai tha se tashmë kanë arritur frigoriferët që u paralajmëruan si donacion për vaksinën Faizer që duhet të mbahet në -70 gradë celsius.
“Dy frigoriferë tashmë janë këtu, dhe tre do të vijnë në javët e ardhshme. Në një frigorifer mund të mbahet rreth 100 mijë vaksina. Kemi kapacitete të mjaftueshme deri në këtë moment”, tha Filipçe.
Ai tha se 5.850 vaksinat janë për muajin shkurt ndërsa nga 17.500 për mars dhe muajin prill.
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...