Google ADS

Hoti: Dega e Istogut ka qenë dhe do të mbetet degë e fuqishme e LDK-së

19:38 | 16 Janar 2021
Arbresh.info

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar strukturat e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Istog.

Kandidati për Kryeministër, Avdullah Hoti, falënderoi kryesinë, anëtarët dhe simpatizantët për angazhimin e tyre dhe mobilizimin para zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Dega e Istogut ka qenë dhe do të mbetet degë e fuqishme e LDK-së. Jam i bindur se vetëm me ekipin dhe qasjen e shtëpisë sonë politike, kemi menaxhuar situatën në të cilën ka qenë Kosova. Kemi arritur marrëveshjen e Uashingtonit, e cila pas asaj aventure të rrezikshme, i ka sjellur Kosovës të mira ekonomike dhe politike. Njohja nga Izraeli, e ka konsoliduar edhe më shumë shtetësinë e Kosovës”, tha midis tjerash kryeministri Hoti.

Ai nënvizoi se, menaxhimi i pandemisë nga Qeveria Hoti, është shembull për vendet e rajonit por edhe më gjerë.
Vendi ka rrezikuar që të ketë një humbje të madhe ekonomike, por me pakon për rimëkëmbje dhe ligjin për rimëkëmbje, të gjitha bizneset dhe qytetarët kanë përfituar nga shteti.

Kryeministri Hoti poashtu theksoi se kjo Qeveri, ka hapur të gjitha dyert nëpër qendrat evropiane, ka rikthyer marrëdhëniet gati të shkatërruara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tërë kjo është sukses i qasjes parimore dhe politikës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kosovës i duhet normalitet, e këtë e sjellë dhe e mirëmban vetëm qeverisja jonë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme