A do të kishit pasë guxim të udhëtoni me një aeroplan pa pilot? Kjo teknologji tashmë ekziston, edhe pse asnjë linjë ajrore nuk mendon ta sjellë në letër, ka publikuar CNN, duke u konsultuar me disa ekspertë amerikanë.
“Avionët tashmë mund të fluturojnë edhe vetë. Pilotët shpenzojnë vetëm tre minuta në kontrollin e avionit për çdo fluturim, edhe pse nuk e kanë të domosdoshme ta bëjnë as edhe këtë gjë. Por, gati 80 për qind e aksidenteve ajrore janë shkaktuar nga faktori njeri”, tha për CNN Mary Cummings, ish-pilote ushtarake dhe tani kryesuese e laboratorit në Universitetin Duke.
Sipas saj, ushtria e SHBA-së tashmë është duke përdorur aeroplane pa pilot (drone), të cilat janë pothuajse aq të mëdha sa Boeing 737, një nga avionët më të përdorur civilë, dhe të dhënat tregojnë se aksidentet e dronëve janë më pak të zakonshme se aksidentet e avionëve që drejtohen nga njerëzit./arbresh.info/
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...