Në sulmin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e 11 janarit në një kafene në Agios Sostis të Greqisë, ku u përplasën një grup shqiptarësh mbeti i vdekur 53-vjeçari Edmond Llangozi dhe u plagosën 2 djemtë dhe një kamariere.
Kjo e fundit është identifikuar si Xhorxhina Kaso dhe mund të jetojë gjithmonë me plumb në trup.
Mediat greke bëjnë me dije se po punonte kur ndodhi përplasja me armë dhe mori një plumb në këmbë. Sipas mjekëve, ka marrë dëmtime të lehta pasi plumbi nuk i preku një organ jetësor. Megjithatë, ekzaminimi mjeko-ligjor tregoi se 18-vjeçarja mund të jetë e detyruar të jetojë gjithmonë me plumbin në këmbën e saj të majtë pasi mjekët nuk kanë hapësirë për ndërhyrje.
Mund të jetë fatale nëse e lëvizin plumbin nga vendi ku ndodhet dhe mjekët po ende nuk e kanë vendosur nëse do të bëjnë ndërhyrje apo jo. Në fakt, ata thonë se plaga është e thellë dhe e hapur, por besojnë se mund të mbyllet brenda 40 ditëve.
Në të njëjtën kohë, policia greke po përpiqet të lokalizojë autorin 54-vjeçar që qëlloi me armë ndaj familjes në Agios Sostis. Personi i armatosur, pas një përplasje me 53-vjeçarin shqiptar dhe djemtë e tij, të identifikuar si Mihal dhe Anxhelo Llangozi, mori makinën dhe u largua nga vendi i ngjarjes./tch
80-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit homazhe te “Varrezat...
Ramos afër klubit të njohur anglez
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...