Ministri gjerman do të vizitojë Turqinë

14:54 | 16 Janar 2021
Arbresh.info

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas do të vizitojë Turqinë të hënën më 18 janar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme thuhet se ministri Maas të hënën do të zhvillojë një vizitë pune në Turqi.

“Në bisedimet që do të zhvillohen, krahas çështjeve dypalëshe dhe rajonale parashikohet që të diskutohen marrëdhëniet Turqi-Bashkim Evropian (BE)”, thuhet në deklaratë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme