Google ADS

Trashësia e dëborës arrin deri në 20 cm në zonat e thella, në rrugë duhet kujdes

13:55 | 16 Janar 2021
Arbresh.info

Gjatë gjithë natës, në qarkun e Korçës kanë vijuan reshjet e dëborës me intensitet të lartë, të shoqëruara dhe me erëra të forta në zonat malore.

Trashësia e dëborës ka arritur në 8 cm dhe në zonat malore deri në 20 cm, me temperaturën që shënon -6 gradë.

Në orët e para të paradites, edhe pse është punuar me shpërndarjen e kripës dhe me mjetet borëpastruese kalimi i automjeteve në akset rrugore rekomandohet me zinxhirë ose goma dimërore.

Reshjet e dëborës kanë shkaktuar edhe probleme në furnizimin me energji. Ka pasur mungesë të energjisë në Njësinë Administrative Proptisht dhe si pasojë kanë mbetur pa energji elektrike 11 fshatra./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme