Kafeja dhe çaji janë dy pijet më të njohura në të gjithë botën dhe në të vërtetë janë pjesë e kulturës njerëzore. Sigurisht, këto pije mund të kenë përfitime shëndetësore, por në disa raste, rreziqet shëndetësore janë gjithashtu të mundshme.
Përparësitë e kafes
Më shumë se 80 përqind e të rriturve amerikanë pinë kafe, dhe shumë e bëjnë këtë për shkak të efekteve positive që jep ajo, përfshirë edhe energjinë, transmeton portal arbresh.info
Kafja gjithashtu ka më shumë se 800 përbërje, të cilat përfshijnë kafeinë dhe acid klorogjenik dhe ka të dhëna që konfirmojnë përfitimet pozitive, përfshirë parandalimin e disa sëmundjeve kronike si diabeti dhe dhjami i mëlçisë. Përveç kësaj, mund t’u japë adhuruesve të kësaj pije atë ndjesi të këndshme të ngrohtë çdo mëngjes.
Cilat janë efektet negative të kafeinës?
Urthi është një efekt anësor i zakonshëm që shkaktohet pas pirjes së kafes dhe besohet se disa njerëz mund të priren që të zhvillojnë sindromën e zorrëes së irritueshme. Arsyeja për këtë mund të jetë për disa arsye, por një pjesë e saj mund të ketë të bëjë me lëvizjen e ndryshuar të zorrëve si pasojë e pirjes së kafesë. Meqenëse kafeja është një stimulues, ajo mund të jetë një nga faktorët nxitës tek njerëzit me sindromën e zorrëve të irrituara dhe diarresë, transmeton portali arbresh.info
Kafeja me qumësht dhe sheqer, mund të dërgojnë në inflamacion dhe gjithashtu për shkak të sheqerit rritet rreziku për rritje të diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe mori problemesh tjera shëndetësore.
Por si të pini kafe në mënyrë të shëndetshme?
Ekzistojnë dy koncepte kryesore për tu marrë në konsideratë: sa kafeinë ju nevojitet vërtet dhe si e thith trupi juaj kafeinën?
Studimet sugjerojnë se doza të ulëta të kafeinës në intervale të rregullra gjatë ditës mund të ofrojnë të gjitha përfitimet që ju kërkoni. Një studim pretendon se kafeina mund të absorbohet më shpejt (brenda pak minutash) përmes gojës, dhe se ajo absorbohet më ngadalë në zorrë, e cila zgjat afërsisht 45 minuta. Kjo thithje më e shpejtë mund të jetë veçanërisht e dobishme. Pavarësisht nëse jeni një atlet, një student, një pronar biznesi i punësuar ose një prind i punësuar – kjo duhet të merret parasysh.
Është shumë e rëndësishme që t’i kushtoni vëmendje mënyrës se si kafeina ndikon në shëndetin tuaj dhe duhet të bëni kujdes që të rregulloni rutinën në përputhje me rrethanat. Rerkomandohet gjithashtu që të zgjidhni një burim natyral të kafeinës, shkruan MB Green.
Pra, sigurisht, mund të pini një filxhan kafe në mëngjes nëse dëshironi, por ka mënyra për të konsumuar kafeinë pa efektet anësore negative të dozave të mëdha në një periudhë të shkurtër kohe. Gjithashtu, para se të provoni diçka të re, sigurohuni që të konsultoheni me një mjek për të kontrolluar nëse ju përshtatet./arbresh.info/
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...