Gjenerata e 54’të dhe 55’të e Policisë së Kosovës ende nuk janë pajisur me jelekë antiplumb

08:00 | 16 Janar 2021
A. B.

Shumë pjesëtarë të Policisë së Kosovës ende nuk janë pajisur me jelekë antiplumb.

“Duhet të marim tek njëri-tjetri”, ka thënë për arbresh.info një burim brenda policisë.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Policia e Kosovës, pasi thonë se ende janë në fazën trajnuese.

“Të gjithë punonjësit e PK-së që janë në detyra zyrtare posedojnë jelekë antiplumb, përveç gjeneratës së 54-të dhe gjeneratës së 55-të, ku këta të fundit janë ende në fazën trajnuese nën mbikëqyrje të instruktorëve”, thonë në polici për arbresh.info.

Policia e Kosovës deklarohet se është angazhuar maksimalisht që të siguroj pajisje policore  të nevojshme për të gjithë zyrtarët policor, duke përfshirë edhe jelekun antiplumb me qëllim të realizimit të detyrave zyrtare.

“Aktualisht Policia e Kosovës gjendet në proces të lidhjes së kontratës dhe në momentin e lidhjes së kontratës do të vazhdohet me furnizim sipas procedurave të punës”, thuhet në përgjigjen e policisë./arbresh.info/

Të ngjashme