Fruti i “ndaluar”, nuk duhet ta konsomuni kur jeni shtatzënë dhe me menstruacione

00:19 | 16 Janar 2021
Trina Galanxhi

Gjatë ciklit menstrual, gratë duhet të kujdesen për aktivitetet e tyre fizike, por edhe për dietën.

Këshilla e duhur është që të konsumoni sa më shumë lëngje, edhe fruta, por një frut duhet shmangur gjatë atyre ditëve, transmeton portali arbresh.info

Portali “Well and Good” shkruan gjatë kohës së menstruacioneve duhet të shmangen ushqimet që përmbajnë enzimën bromelain, pasi ajo përshpejton qarkullimin e gjakut.

Përfitimet shëndetësore që sjell ananasi

Një nga frutat që përmban një nivel të lartë të enzimës bromelain është ananasi, i cili te gratë shkakton rritje të prodhimit të qelizave të bardha dhe të kuqe të gjakut, për shkak të së cilës mund të ndodhë gjakderdhje më e bollshme. Përveç kësaj, mund të shkaktojë probleme edhe me mitër gjatë asaj periudhe.

Në raste ekstreme, nivelet e tepërta të kësaj enzime në gratë shtatzëna mund të shkaktojnë abort. Prandaj, këshillohet të hiqni ananasin nga dieta menjëherë pas fillimit të shtatzënisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme