Kryeministri britanik Boris Johnson tha sot se presioni mbi sistemin shëndetësor të vendit është i jashtëzakonshëm, për shkak të numrit rekord të pacientëve COVID-19 në to.
“Disa spitaleve u duhet të shtyjnë operacionet e kancerit dhe të kenë ambulanca në radhë në derë”, tha Johnson.
“Kjo nuk është koha për lehtësimin më të vogël të gatishmërisë sonë kombëtare. Njerëzit duhet të vazhdojnë të bëjnë kujdes dhe të qëndrojnë në shtëpi kur është e mundur”, shtoi ai.
Sipas shifrave zyrtare, në spitalet britanike aktualisht po trajtohen më shumë pacientë me COVID-19 se kurrë më parë, gjithsej më shumë se 37,000.
Qeveria fajëson variantin shumë më ngjitës të COVID-19, i zbuluar në Angli, për rritjen e shpejtë të infektimeve të reja.
BM pati më shumë se 550 infektime të reja për 100 000 banorë javën e kaluar.
Në shumë pjesë të Londrës, kjo shifër është mbi 1,000./ATSh/
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...